Site icon Telegrafi

Sa kohë mund ta lini akuariumin pa mbikëqyrje?

Peshqit janë kafshë të ujërave që vërtet kërkojnë pak angazhim nga pronari

Ushqimi është faktori më i rëndësishëm për të përcaktuar se sa kohë mund ta lini peshkun pa mbikëqyrje.

Në varësi të llojit të peshkut, sasisë së tyre, si dhe madhësisë së akuariumit, do të varet numri i ditëve që ata mund të bëjnë pa ju, dhe gjithçka reduktohet në parimin 2 deri në 7 ditë, transmeton Telegrafi.

Ky rregull vlen për peshqit e ujërave të ëmbla dhe nuk mund të zbatohet për peshqit tropikalë dhe ata të ujërave të njelmëta që kanë nevoja shumë të ndryshme.

Sa mund të mbijetojë peshku pa ushqim?

Shumica e peshqve të mbajtur në një akuarium mund të mbijetojnë 2-4 ditë pa ushqim para se të bëhet problem. Megjithatë, fakti që një peshk mund të përballojë kaq shumë, nuk do të thotë se këshillohet ta ekspozoni atë në një stres të tillë, përveç në raste të rralla kur nuk keni kujt t’i besoni ushqimin. Pas disa ditësh pa ushqim, peshku fillon të djegë energjinë e tij rezervë.

Sa kohë një peshk mund të mbijetojë pa ushqim varet nga dieta, mosha, madhësia dhe specia. Për shembull, peshqit që hanë mish mund të qëndrojnë shumë pa ushqim pas një vakti, ndërsa ata që hanë vetëm bimë duhet të hanë më shpesh, sepse si rregull hanë më pak. Metabolizmi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Peshqit e rinj dhe aktivë kërkojnë më shumë ushqim, ndërsa individët e moshuar dhe të rritur nuk duhet të plotësojnë kaq shpesh kaloritë e tyre.

istockphoto

Sa mund të qëndrojë peshku pa ndryshuar ujin në akuarium?

Rregulli është që rreth 10% e ujit në akuarium ndërrohet çdo javë. Akuariumet më të vegjël dhe ata me shumë peshq në to, duhet të ndërrojnë deri në 25% të ujit në to në javë. Sa më i vogël të jetë akuariumi, aq më shpesh duhet ndërruar uji. Pra, nëse do të shkoni me pushime njëjavore, nuk keni arsye të shqetësoheni për ndryshimin e ujit në akuarium. Nëse qëndroni më shumë se kjo periudhë, këshillohet të kërkoni dikë që të kujdeset për akuariumin tuaj.

Sa kohë mund ta lini peshkun pa mbikëqyrje?

Nëse shkoni diku vetëm gjatë fundjavave, mund ta lini akuariumin tuaj të peshqve pa mbikëqyrje. Madje edhe 3 ditë nuk do të jenë problem, por 4 ditë do të duhej të jenë maksimumi.

Nëse qëndroni disa ditë me pushime, mund ta angazhoi dikë që të ushqejë peshqit ose të blini një aparat ushqyes të veçantë, i cili dozon një sasi të caktuar ushqimi çdo ditë dhe ju zëvendëson në këtë rol. /Telegrafi/

Exit mobile version