Site icon Telegrafi

Sa kohë e shpenzojmë gjatë jetës duke kërkuar parking, duke pritur në rend dhe për shumë gjëra tjera

Çdo gjë që e bëjmë – duke filluar nga përditësimi i rrjeteve sociale e deri te kërkimi i një parkingu – merr kohë të çmueshme.

Por thuajse askush nuk e din se saktësisht sa kohë na marrin këto gjëra gjatë tërë jetës, transmeton Telegrafi.

Bright Side ka kryer disa hulumtime për të zbuluar se sa shumë kohë shpenzojmë gjatë jetës duke kryer gjëra të përditshme.

Sa shumë kohë shpenzojmë duke provuar të biem në gjumë
Ekspertët kanë kalkuluar se njerëzit mesatarisht i shpenzojnë gjithsej 7 vite të shtrirë në shtrat duke provuar të flenë.

Duke kërkuar parking
Të gjithëve na pëlqen të kemi veturë, derisa të vjen koha për të gjetur parking. E, ky aktivitet merr mesatarisht 248 ditë nga jeta jonë.

Duke bërë shopping
Mesatarisht një femër i shpenzon 8.5 vite të jetës duke bërë shopping.

Duke mbajtur dietë
Hulumtimet e kryera nga “Diet Chief” thonë se femrat i shpenzojnë 17 vite të jetës në dieta.

Duke u bërë gati
Meshkujt i kalojnë vetëm 46 ditë të jetës që të përgatiten kur dalin, ndërkaq femrat mesatarisht 136 ditë, por kjo shifër nuk i përfshin edhe 287 ditë tjera duke provuar ta zgjedhin kostumin e duhur.

Për ushtrime fizike
Mesatarisht njerëzit ushtrojnë vetëm 1 vit e 4 muaj gjatë jetës.

Para ekraneve
Para ekraneve njerëzit i kalojnë rreth 11 vite të jetës.

Duke qëndruar ulur
Nëse punoni në zyre, mos harroni të çoheni herë pas here sepse njerëzit qëndrojnë ulur për mesatarisht 21 vite gjatë jetës.

Qëndrimi në tualet
Ekspertët thonë se ne qëndrojmë në tualet për rreth 92 ditë të jetës sonë.

Duke pritur në rend
Ne i humbin rreth 235 ditë të jetës sonë duke pritur në rend për gjëra të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version