Koncepti i ushtrimit plank është shumë i thjeshtë: e mbani veten në pozitën e pompës për një periudhë të caktuar kohore me qëllim që t’i bonifikoni muskujt e barkut
Por përderisa ju mund ta dini se si ta bëni një ushtrim të tillë, a e dini se sa gjatë duhet të rrini në atë pozitë për t’i vërejtur rezultatet maksimale? – transmeton Telegrafi.
Përgjigja nuk është aq e thjeshtë sa mendoni.
Albert Matheny, bashkëthemelues i ‘SoHo Strength Lab’ dhe këshillues i ‘Promix Nutrition’, thotë se ushtrimet plank mund të bëhen çdo ditë, por periudha kohore mund të jetë nga 10 sekonda në një minutë.
Ja pse: Fillimisht duhet të qëndroni në formën e përsosur – dhe duhet të qëndroni aq gjatë sa mundeni, por gjithmonë në formën e duhur.
Disa ekspertë tjerë thonë se një minutë është koha ideale për të qëndruar në pozën plank.
/Telegrafi/