“Si e thirrni një mashkull më të shkurtë se 180 centimetra? Shok”!
Epo, nëse deri vonë keni hamendësuar kështu, falë hulumtimeve të reja, më kjo nuk vlen, transmeton Telegrafi.
Zbulimet e fundit sugjerojnë se gjatësia faktikisht nuk ka rëndësi për një vajzë, prandaj meshkujt duhet t’i largojnë komplekset.
Sipas anketimit global të kryer nga “Dating.com” me 5,000 meshkuj dhe 5,000 femra të moshave mes 21 dhe 50 vjet, shumica e femrave kishin raportuar se gjatësia nuk luan ndonjë rol të madh.
Përveç kësaj, studimi kishte zbuluar edhe se:
– 68% e femrave deklarojnë se meshkujt e shkurtë u duken më joshës
– 82% e femrave kanë thënë se do të lidheshin me një mashkull që është po aq i gjatë sa ato
– 51% e femrave thonë se gjatësia e përsosur e një mashkulli është 172 centimetra
– 40% e femrave i preferojnë meshkujt më të gjatë se 180 centimetra. /Telegrafi/