Jeni të lumtura edhe pse nuk jeni promovuar në punë. Kjo nuk është aq e çuditshme sa duket. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit të cilët fitojnë më shumë para e kalojnë shumë më keq kohën sesa ata të cilët fitojnë më pak. Për këtë arsye mospromovimi në një funksion më të lartë nuk është tragjik.
Ndjeheni më mirë pasi keni qarë. Nuk jeni të vetmet, 85% e femrave pohojnë se kjo është e vërtetë. Nuk është e çuditshme nëse qani shpesh. Studimet kanë treguar se femrat mesatarisht qajnë pesë deri shtatë herë në muaj.
Jeni nervoze gjatë “atyre” ditëve të muajit. Është krejt normale, sepse 80 % e femrave pranojnë se ndjehen agresive para menstruacioneve.
Mendoni se jeni më pak e lumtura se partneri juaj. Edhe po të ishte e vërtetë kjo është krejt pjesë ë natyrës. Femrat janë tri herë më shumë të prira për të pasur disponim të keq në krahasim me meshkujt.
Pas përqafimit jeni të lumtura. Studimet kanë treguar se janë të nevojshme së paku 20 sekonda të kontaktit të afërt trupor që të lirohet oksitocina, hormoni përgjegjës për disponim të mirë.
Nervat ju lëshojnë më shpesh në punë. Kjo u ndodh 45% të njerëzve.
Jodisponimin e mjekoni me ushqim. E dini se nuk është mirë, por nuk mund të bëni asgjë. Ngjashëm me 40% të femrave tjera, të cilat hapur pranojnë se janë të prira ndaj ushqimit në momentet depresive.
Ndjeheni më mirë pasi keni ngrënë pemë. Jo vetëm që ndjeheni menjëherë më lehtë, pasi e dini se pemët nuk do të ndikojnë në grumbullimin e yndyrave dhe nuk do ta rritin peshën tuaj trupore, por edhe në mënyrë shkencorë është treguar se bananet dhe portokajtë ndihmojnë në përmirësimin e disponimit. Magnezi i cili është i pranishëm në banane dhe vitamina C, me të cilën janë të pasur portokajtë, ndihmojnë në ngritjen e disponimit dhe pengojnë paraqitjen e depresionit.
Mendoni se jeni të lumtura kur jeni në lidhje. Nuk jeni të vetmet, sepse të njëjtën gjë e mendojnë edhe 48% e njerëzve, të cilët pranojnë se lidhja është faktori kryesor i cili na bën të lumtur.