Trajneri i Portos, Sergio Conceicao ka përjetuar një lumturi të madhe gjatë fitores së minutave të fundit ndaj Estoril në Primer Liga të Portugalisë, pasi përveç tri pikëve, goli i fitores erdhi nga djali i tij 19-vjeçar Francisco Conceicao.
Porto arriti t’i marrë tri pikë shumë të vlefshme në minutat e fundit, pas fitores 3-2 ndaj Estoril të shtunën në mbrëmje.
Liderët e ligës portugeze ishin duke humbur 2-0 pas 45 minutave të parë falë golave të Arthur dhe Andre Franco.
Por, pjesa e dytë ishte e çmendur për Porton, pasi Mehdi Taremi (49’) shënoi për 1-2 dhe Luiz Dias (84’) barazoi shifrat në 2-2, ndërsa pesë minuta më vonë asistoi golin e fitores për ekipin e tij.
⏱Final de Jogo / End of the match / Final del Partido
🔵⚪ GD Estoril Praia 2-3 FC Porto
⚽38' Arthur [1-0]
⚽43' André Franco [2-0]
⚽49' Taremi [2-1]
⚽84' Luis Díaz [2-2]
⚽90' Francisco Conceição [2-3]#FCPorto #GDEPFCP pic.twitter.com/msWWbVCI2C— FC Porto (@FCPorto) January 8, 2022
Dhe si për fat, djali i trajnerit Sergio Conceicao, Francisco, ishte lojtari që përfitoi nga shkëlqimi i Diaz për të siguruar fitoren e vonshme për Porton.
Francisco u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të dhe pas vetëm dy minutave në fushë u gjend mirë në zonë për të shënuar golin e fitores 3-2.
O abraço que todos queríamos dar ao @FConceicao7 🤩#FCPorto #GDEPFCP pic.twitter.com/Qkm9Mc20GO
— FC Porto (@FCPorto) January 8, 2022
Bom dia, Dragões 🐉🐉
𝐖𝐡𝐚𝐭 𝐚 𝐧𝐢𝐠𝐡𝐭 🤩#FCPorto #GDEPFCP pic.twitter.com/VyHjm5pF5U— FC Porto (@FCPorto) January 9, 2022
Çuditërisht, goli i 19-vjeçarit ndezi skena të çmendura të festës, me babanë e tij, i cili është edhe trajner i skuadrës, të përfshirë shumë në festë dhe shumë emocional.
Nga festa e madhe me të birin, Sergio i ekzaltuar shpërndau disa shuplaka dashurie për të birin e tij, i cili tashmë po ndjek hapat e ish-yllit të madh portugez. /Telegrafi/
LINDO LINDO LINDO pic.twitter.com/nDdZ3hvjuF
— . (@filipebackup) January 8, 2022
🔁RT se este foi o golo que mais gritaste em 2022 (até agora…)#FCPorto #GDEPFCP @SPORTTVPortugal pic.twitter.com/t9kMS7m0cT
— FC Porto (@FCPorto) January 8, 2022