Site icon Telegrafi

Sa e rrallë, aq edhe e çuditshme: Katër klubet në garë për titullin e Serie A, nuk do t’i kenë trajnerët në bankinë për xhiron e ardhshme

Është për t’u habitur, por nga xhiroja e ardhshme, katër klube që janë në garë për titullin e Serie A, nuk do t’i kenë në bankina trajnerët e tyre.

Që të katër strategët janë të ndëshkuar me karton të kuq dhe në xhiron dhjetë nuk do të ulën në stol.

Federata e Futbollit të Italisë ka vendosur që Luciano Spalletti, Jose Mourniho, Gian Piero Gasperini dhe Simone Inzaghi të ndëshkohen me nga një ndeshje.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Madje, federata italiane ka publikuar edhe vendimet e plota për katër strategët:

Spalletti (Trajner i Napolit)

I skualifikuar për një ndeshje dhe gjobitur me pesë mijë euro për sjellje jo korrekte. Kryesisht bie në sy reagimet ironike ndaj arbitrit kryesor gjatë fundit të ndeshjes.

Mourinho (Trajner i Romës)

I skualifikuar për një ndeshje sepse mori dy kartonë të verdhë.

Gasperini (Trajner i Atalantas)

Skualifikim për një ndeshje. Gjithashtu është gjobitur me 5 mijë euro për reagime mosrespektuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sinjalizuar nga gjyqtari i katërt.

Inzaghi (Trajner i Interit)

Gjobë prej 5 mijë eurosh për kontestim të tepruar ndaj vendimit të arbitrit. Reagimi u sinjalizua nga arbitri i katërt.

Kujtojmë se xhiroja e dhjetë në Serie A do të luhet në këtë mesjavë, andaj të katër klubet do të drejtohen nga asistentët e trajnerëve. /Telegrafi/

Exit mobile version