Site icon Telegrafi

Sa e rëndësishme është të kesh edhe një mik më shumë?

Pra, edhe pse përdorimi në masë i kësaj metode të re komunikimi po kritikohet shumë (për faktin se njerëzit po e përdorin çdo ditë e më pak komunikimin e drejtpërdrejtë midis tyre), në të njëjtën kohë konfirmon se sa të rëndësishëm janë miqtë për të gjithë ne.

Studime të fundit thonë se ata që kanë miq janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe jetojnë më shumë se ata të cilët nuk kanë. Një tjetër studim masiv konfirmon të dhëna edhe më surprizuese: nëse miqtë e tu kanë një dietë të shëndetshme, ju jeni pesë herë më shumë të predispozuar për të ndjekur këtë dietë; punonjësit që janë më të kënaqur dhe të dhënë pas punës, janë ata që në ambientet profesionale kanë mundur të bëjnë një mik.

Konkluzionet e studimit bëhen edhe më interesante kur lexon se për një pjesë të konsiderueshme të njerëzve të martuar, miqësia është pesë herë më e rëndësishme se intimiteti fizik në një martesë.

Duket mëse e arsyeshme të konkludojmë se rrjetet sociale përmbushin më së miri kërkesat dhe nevojat e njerëzve që më shumë se kurrë kanë nevojë të ndjehen pjesë e një grupi shoqëror. /Telegrafi/

Exit mobile version