Telegrafi

Sa herë e dëgjojmë na rrëqeth, shumë lojtarë e dashurojnë – por a e dini se kush e ka krijuar himnin e Ligës së Kampionëve?

Atij iu deshën ‘çështje ditësh’ për të shkruar, por është padyshim një nga pjesët muzikore më të famshme në botë.

Dhe sot kompozitori, producenti dhe regjisori i Norfolk, Tony Britten njihet nga pak kush, por melodia e krijuar nga ai i rrënqeth të gjithë futbolldashësit.

Pra Britten, nga Thornage, pranë Holt, është njeriu që kompozoi dhe aranzhoi himnin e Ligës së Kampionëve, i cili u luajt për herë të parë 27 vjet më parë në fillimin e garës.

Tony Britten, kompozitori i melodisë së Ligës së Kampionëve. Partitura e tij origjinale për pjesën muzikore. FOTO: ANTONY KELLY/Archant

Dhe sa herë që luhet – para kualifikimeve, ndeshjeve, barazimeve, gjatë reklamave – ai merr para.

Ai tha: “Unë marr honorare, megjithëse sa varet nga ku luhet. Kam bërë gjithçka mirë nga kjo. Nuk ka qenë një pasuri dhe nuk e di saktësisht se sa kam bërë prej saj, por më ka mundësuar të bëj disa filma”.

Tony Britten, kompozitori i melodisë së Champions League. Partitura e tij origjinale për pjesën muzikore. FOTO: ANTONY KELLY/Archant

Britten tha ndihet “krenar” kur e dëgjon: “Jam i kënaqur me të, dhe me atë që arrita. Isha shumë i zënë në kohën kur e shkrova dhe po bëja shumë gjëra të tjera. ishte vetëm një punë më shumë në një farë mënyre”.

“E gjithë puna ishte mjaft e shpejtë dhe mu deshën disa ditë për ta shkruar atë. UEFA është e lirë ta ndryshojë atë për Ligën e Kampionëve, por më kanë thënë se është himni sportiv më i njohur ndonjëherë”.

Tony Britten, kompozitori i melodisë së Ligës së Kampionëve. Partitura e tij origjinale për pjesën muzikore. FOTO: ANTONY KELLY/Archant

“Unë jam i prirur të hesht për këtë. Nëse do t’u them të gjithëve që e kam shkruar, sa herë që e dëgjoj, shumica e njerëzve ndoshta nuk do të më besojnë”, ka shtuar më tej ai.

I gjithë procesi i kompozimit të këngës filloi në vitin 1992, kur Britten dhe agjenti i tij i reklamave u kontaktuan nga grupi PR i UEFA-s për të dalë me një himn për turneun që do të zëvendësonte Kupën Evropiane.

Pjesa u interpretua nga Orkestra Filarmonike Mbretërore e Londrës dhe u këndua nga Akademia e St Martin in the Fields Chorus. /Telegrafi/