Mijëra civilë u arratisën drejt sigurisë relative të Kabulit, njëherësh edhe kryeqyteti i Afganistanit, pasi talibanët morën kontrollin qytet pas qyteti. Tani militantët po i afrohen edhe kësaj zone, dhe ka pasur raporte për sulme ajrore amerikane mbi pozicionet e talibanëve në portat e provincës Kabul.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vlerësimi i fundit i inteligjencës amerikane sugjeron se ata mund të përpiqen të avancojnë në qytet brenda 30 ditëve.
Gjatë ditës së djeshme, talibanët pushtuan Pul-e-Alam, kryeqytetin e provincës Loghar, 80 kilometra nga Kabuli.
Edhe më afër – përplasjet e dhunshme kanë shpërthyer në Maidan Shar, një kryeqytet krahinor vetëm 40 kilometra nga Kabuli.
Talibanët tani kontrollojnë rreth gjysmën e kryeqyteteve rajonale të Afganistanit pasi pushtuan disa nga qendrat më të rëndësishme të vendit, përfshirë qytetin e dytë më të madh të vendit, Kandahar.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB –së, Antonio Guterres, tha se situata në Afganistan po del jashtë kontrollit dhe civilët do të paguanin çmimin më të lartë nëse konflikti vazhdonte. /Telegrafi/