Telegrafi

S1mple zgjidhet lojtari i vitit 2022 në CS:GO nga ESL

Organizatori i famshëm i turneve ESL, ka zgjedhur Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev si lojtarin më të mirë të CS:GO për vitin 2022.

Lojtari ukrainas, s1mple, i cili cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave në CS:GO, është zgjedhur më i miri për vitin 2022 nga organizatori i turneve ESL.

Ky është çmimi i dytë që s1mple e fiton si më i miri i vitit 2022, pasi disa javë më parë këtë çmim e fitoi edhe gjatë shfaqjes së çmimeve nga HLTV.

S1mple i cili luan për ekipin ukrainas Na’Vi po vazhdon të qëndroj në formë fantastike edhe në moshën 25 vjeçare.

ESL gjithashtu më parë kishte kurorëzuar s1mple-n me çmimin si lojtari më i mirë i dekadës, ky çmim iu nda gjatë turneut IEM Rio Major.

S1mple dhe ekipi i tij ishin pjesë e turneut IEM Katowice, ku u eliminuan nga ekipi Heroic, për ta përfunduar garën në vendin e 3-4. /Telegrafi/