Telegrafi

S1mple zgjidhet lojtari më i mirë në botë për vitin 2022

Oleksandr “⁠s1mple⁠” Kostyliev bën histori si lojtari i parë që zgjidhet tri herë më i miri i vitit nga HLTV, pasi fitoi pesë EVP, dy MVP dhe ndihmoi ekipin e tij NAVI për të fituar një trofe dhe dy herë në vendin e dytë në ngjarje të mëdha në 2022.

Super ylli ukrainas ka thyer një tjetër rekord duke u bërë lojtari i parë që është shpallur më i miri në botë tre herë, duke lënë pas dy herë fituesit e njëpasnjëshëm Christopher “⁠GeT_RiGhT⁠” Alesund, Marcelo “⁠coldzera” David, dhe Mathieu “⁠ZywOo⁠” Herbaut.

Ky çmim i fituar nga s1mple nuk është aspak befasi, pasi ai njihet si më i miri i të gjitha kohërave në CS:GO, dhe ka ndihmuar ekipin e tij Na’Vi në fitore të shumë turneve, përfshirë edhe një Major.

(Foto: HLTV)Në vendin e dytë u rendit, Mathieu “⁠ZywOo⁠” Herbaut i cili ishte zgjedhur dy herë në vendin e parë vitet e kaluara.

Vendi i tretë i takoi lojtarit nga ekipi Cloud9, Dmitry “⁠sh1ro⁠” Sokolov i cili është njëri ndër snajperistët më të mirë në botë. /Telegrafi/