Telegrafi

S1mple tani renditet në vendin e pestë në botë, sa i përket fitimeve në CS:GO

Oleksandr “s1mple” Kostyliev, tashmë e ka kaluar danezin Emil “magisk” Reif në listën e lojtarëve më të paguar, duke u renditur në vendin e pestë, ku më parë në pesë vendet e para të gjithë lojtarët ishin nga Danimarka.

Pas garave të fundit profesionale, ‘s1mple’ tashmë renditet në vendin e pestë duke e lënë pas ‘magisk’ ish-lojtarin e ekipit Astralis, s1mple është aktualisht lojtari i vetëm jo danez në pesëshen e lojtarëve me fitimet më të mëdha në botë sa i përket CS:GO.

Kjo është lista e pesë lojtarëve me fitimet më të mëdha në CS:GO për momentin:

Lexo po ashtu Të gjitha statistikat nga kualifikuesja e Amerikës për në PGL Antwerp Major CS:GO

Peter “dupreeh” Rasmussen – (1,950,081,07 dollarë)

Andreas “Xyp9x” Højsleth – (1,938,480,23 dollarë)

Nicolai “dev1ce” Reedtz – (1,921,931,54 dollarë)

Lukas “gla1ve” Rossander – (1,790,642,41 dollarë)

Oleksandr “s1mple” Kostyliev – (1,544,821,98 dollarë)

/Telegrafi/