Telegrafi

S1mple lojtari më i mirë në CS:GO për vitin 2021 sipas HLTV

Ashtu si në vitet e fundit, një nga ueb faqet më të mëdha në botë dedikuar CS:GO, ka zgjedhur më të mirët e vitit 2021.

HLTV këtë vit çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”, ia ka dhënë Aleksandr Kostyliev, apo i njohur në komunitetin e eSports si “s1mple”.

Ukrainasi nga shumica e përdorueseve të kësaj loje shikohej si favorit dhe kështu doli në fund.

24-vjecari la pas në vendin e dytë francezin Mathieu Herbaut, i njohur me nofkën “ZywOo”. .

Ndërsa, top treshja u mbyll nga boshnjaku Nikola Kovac apo siç njihet “NiKo”.

Vlen të theksohet se “s1mple” është pjesë e ekipit Natus Vincere, që u shpallën “Ekipi më i mirë i vitit”. /Telegrafi/