Site icon Telegrafi

S1mple, lojtari më i mirë në CS:GO dhuron një shumë të madhe në ndihmë për vendin e tij Ukrainën

Lojtari i ekipit Na’Vi, Oleksandr “s1mple” Kostyliev ka treguar edhe një herë mbështetjen e tij për Ukrainën në mes të luftës.

Lojtari legjendar i CS:GO dhuroi sot 100,000 dollarë për UNITED24, një organizatë bamirësie e iniciuar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, deri më tani sipas një njoftimi për shtyp, janë dhuruar më shumë se 200 milionë dollarë.

Ky lajm vjen duke zbuluar edhe bashkëpunimin e ekipit Na’Vi me organizatën UNITED24.

Shumë të famshëm nga e gjithë bota janë bërë tashmë ambasadorë të UNITED24, këta emra përfshijnë ish-futbollistin Andriy Shevchenko, grupin Imagine Dragons dhe këngëtaren Barbra Streisand.

Një video e shpërndarë nga organizata ukrainase NAVI treguan se do të ketë më shumë projekte në bashkëpunim me UNITED24.

“Ne do t’ju tregojmë për projektet tona të përbashkëta mjaft shpejt”, tha NAVI.

Në rrjetin social Twitter organizata UNITED24, zbuloi se së shpejti do të organizohet edhe një turne bamirësie në eSports, me synimin për të mbledhur fonde për ndihmë mjekësore në Ukrainë, ndërkaq ende nuk janë bërë të ditura detajet e këtij turneu. /Telegrafi/

Exit mobile version