Ryan Mason bëri histori të mërkurën, duke u bërë menaxheri më i ri në historinë Ligës Premier ndërsa fitoi ndeshjen debutuese të tij në krye të Tottenham Hotspur.
Mason, duke marrë përsipër rolin e menaxherit te Spurs pas shkarkimit të Jose Mourinho në fillim të kësaj jave, pa ekipin e tij të kthehej te fitorja duke mposhtur Southamptonin me rezultat 2-1 të mërkurën.
Në moshën 29 vjeç e 312, Mason theu rekordin e mëparshëm me gati tre vjet.
Ai theu rekordin e mëparshëm të Ligës Premier, i cili ishte vendosur nga Attilio Lombardo kur ai drejtoi Crystal Palace në moshën 32 vjeç, 67 ditë në vitin 1998.
29 – Tonight Ryan Mason (29y 312d) will become the youngest manager in Premier League history, while he will also become the youngest to manage an English top-flight game since Frank Sibley (29y 308d) for QPR vs Everton in October 1977. Opportunity. pic.twitter.com/oXaF4d2VDo
— OptaJoe (@OptaJoe) April 21, 2021
Anglezi gjithashtu u bë personi më i ri që menaxhoi një lojë angleze të nivelit të lartë që nga Frank Sibley (29 vjet, 308 ditë) për QPR-Everton në tetor të 1977.
Ndryshe, Mason u pensionua nga futbolli i luajtur para disa vitesh, pas një dëmtimi të tmerrshëm në një ndeshje ndaj Chelseat. /Telegrafi/