Swansea City janë duke menduar që të ofrojnë në skuadrën e tyre për trajner Ryan Giggsin.
The Telegraph shkruan se rezultatet e dobëta të Francesco Guidolin kanë bërë që klubit të mendojë për një pasardhës.
Sipas medieve angleze, trajneri italian vetëm hijen e ka në Uells pas startit të dobët këtë kampionat dhe marrëdhënieve të këqija me lojtar si Ki Sung-Yueng dhe Neil Taylor.
Legjenda e futbollit uellsian Ryan Giggs, ka mundur të jetë trajner që në fillim të sezonit, por transferimi u bllokua nga pronarët e rinj.
Tashmë është e sigurt se Guidolin nuk do të largohet deri pas tetorit.
42 vjeçari, Giggs, u largua nga Old Trafford pasa ardhjes së Jose Mourinhos. /Telegrafi/