Site icon Telegrafi

Rutte ia thekson Vuçiqit rëndësinë e ruajtjes së sigurisë rajonale

NATO Secretary General Mark Rutte with Aleksandar Vučić, President of Serbia

Sekretari gjeneral i NATO-s, Mark Rutte ka pritur dje në Bruksel në një takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së sigurisë rajonale.

“Një takim i mirë vijues me presidentin Vuçiq në Bruksel pas bisedës sonë dy javë më parë. Ne diskutuam rëndësinë kritike të ruajtjes së sigurisë rajonale, si dhe se si të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet NATO-Serbi”, ka shkruar Rutte në “X”.

Kujtojmë se javën e kaluar më 10 dhe 11 mars, Rutte ishte për vizitë në Sarajevë dhe Prishtinë ku pati takime me zyrtarë të lartë shtetëror të të dyja vendeve.

Lexo po ashtu Rutte: Çdo problem rajonal kërkon udhëheqës të vendosur për zgjidhje afatgjata

Rutte gjatë vizitës në Prishtinë kishte theksuar se NATO është e përkushtuar ndaj Kosovës. Madje ai ka theksuar nevojën që Serbia të japë përgjegjësi për atë që ka ndodhur më 2023-ën në Banjskë.

Skeretari i NATO-s kishte shtuar gjithashtu se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira, duke theskuar se çdo problem rajonal kërkon udhëheqës të vendosur për zgjidhje afatgjata.

“Zgjidhja që çon drejt paqes afatgjatë është politike; NATO do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian; kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet në pritje dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, duke siguruar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen dhe të mbrohen; për të çuar përpara dialogun, të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të fokusohen në përfitimet afatgjata”, theksoi Rutte. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version