Site icon Telegrafi

Rutina e mëngjesit të Kris Jenner fillon në 4:30 të mëngjesit dhe tingëllon intensive

Duke parë që Kris Jenner punon më shumë se çfarë mund të imagjinojmë, nuk është çudi që rutina e saj e mëngjesit tingëllon intensive.

Kthejeni mendjen në vitin 2018 dhe mund të kujtoni se interneti u çmend për shkak të regjimit rraskapitës ditor të Mark Wahlberg, i cili përfshinte zgjimin në orën 2:30 të mëngjesit, ndërsa ylli i “Keeping Up With the Kardashians” i lejon vetes pak më shumë gjumë se aktori.

Në një intervistë, Kris zbuloi se zgjohet në orën 4:30 të mëngjesit, pi një kafe në 5 dhe kontrollon email-et e saj në 5:30 të mëngjesit.

Kris Jenner

Më pas vazhdon duke lexuar lajmet ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe 7 të mëngjesit, bën dush dhe kalon një orë në përgatitje përpara se të shkojë në takimet e saj në orën 9:30.

Lexo po ashtu Rutina e detajuar ditore e prezantueses Oprah Winfrey

Duke marrë parasysh që ne mezi i hapim sytë deri në orën 9 të mëngjesit, kjo është shumë mbresëlënëse.

Kujtojmë se vajza Kendall Jenner foli për përvojën e saj në Met Gala të vitit 2021 dhe momentin gazmor kur Kris po priste në majë të shkallëve për të.

“Mamaja ime qëndron në majë të tapetit dhe sigurimi është gjithmonë si, ‘Hajde, zonjë, duhet të futesh brenda tani. Ju nuk mund të qëndroni vetëm këtu’”, tha 25-vjeçarja për Jimmy Fallon. “Dhe ajo thotë, ‘Absolutisht jo. Po i shikoj të gjitha vajzat e mia që hyjnë’. Ajo është shumë e lezetshme. Ajo na bën video. Ajo është më e mira”. /Telegrafi/

Exit mobile version