Site icon Telegrafi

Rutina ditore e Mark Wahlberg-ut është një çmenduri e vërtetë

Mark Wahlberg ka një reputacion si një prej meshkujve që më së shumti përkushtohet në Hollywood, por këto gjëra janë relative. Pas së gjithash, sa shumë duhet të përkushtohet një yll i vërtetë i filmave?

Përgjigja, sipas vet Mark Wahlberg-ut, duket se është tejet e vështirë, transmeton Telegrafi.

Aktori i filmit ‘The Fighter’ e ka ndarë me publikun rutinën e tij ditore në llogarinë e tij në Instagram.

Vlen të ceket se dita e Wahlberg-ut fillon në ora 2:30 të mëngjesit – atëherë kur shumica prej jush flini.

Nuk është ndonjë sekret se edhe atëherë kur nuk është duke u përgatitur për ndonjë rol filmi, Wahlberg, 47 vjeçar, ka formë më të mirë trupore sesa që mund ta kenë shumica e njerëzve gjatë jetës së tyre, dhe nuk kemi dyshime se nëse e ndiqni rutinën e tij, nuk do t’ju shkojë shumë kohë derisa të bëheni si ai.

Por, ju gjithashtu do të lodheni tejet shumë. Ja përse:

Duke u zgjuar nga gjumi në kohën kur shumica e njerëzve janë duke fjetur, Wahlberg gjen kohë për lutje, për të ngrënë mëngjes dhe e kryen rutinën e parë stërvitore në 5:15 të mëngjesit.

Rutina ditore e Mark Wahlberg, të cilën ai e ka bërë publike në llogarinë e tij në Instagram

Në ora 6:00 të mëngjesit ai është në dush, ndërkaq në 7:30 shkon të luaj golf për 30 minuta. Madje, edhe gjatë lojës së golfit ai vrapon.

Pas golfit është koha për një sesion të krioterapisë, për të shpenzuar kohë me familje, për punë dhe në ora 13:00 e hanë drekën.

Pastaj i merr fëmijët nga shkolla dhe stërvitet prapë për 60 minuta (gjithsej 2 orë e 35 minuta palestër në ditë) para se të hajë darkë me familjen.

Vlen të ceket se Mark Wahlberg flenë në ora 19:30. /Telegrafi/

Exit mobile version