Shumica prej nesh e jetojmë jetën pa u bërë më të mençur– e ka shumë tjerë që e shfrytëzojnë secilën ditë për ta zgjeruar mendjen e tyre
Cili është dallimi?
Epo, ju mund të shkoni në zyre dhe t’i diskutoni detajet e asaj se çfarë ka ndodhur në episodin e fundit të serialit të preferuar, por kjo nuk do t’jua zgjerojë fare mendjen.
Personat që bëhen më të mençur secilën ditë bëjnë punë që kërkon akumulimin e njohurive, transmeton Telegrafi.
Nëse ju dëshironi, mund të akumuloni njohuri çdo ditë. Në fakt, është një formulë e thjeshtë për të vepruar kështu, e kjo formulë është zhvilluar nga biznesmeni i njohur dhe njëherazi një nga personat më të pasur në botë, Warren Buffett.
Buffet me kolegun e tij Charlie Munger njihen si një kombinim i mahnitshëm i mendjeve të ndritura dhe për një kohë të gjatë njihen si makina që vazhdimisht mësojnë.
Si të bëheni më të mençur, sipas Warren Buffett
Krejt çfarë duhet të bëni është të lexoni – të lexoni shumë!
Buffett thotë se tërë ditën ulet në zyre dhe vetëm lexon. Ai pohon se 80% e një dite të tij të punës shpenzohet duke lexuar dhe, më e rëndësishmja, duke menduar se çfarë po lexon.
Por, nuk është e rëndësishme fakti se sa orë i shpenzoni duke lexuar apo sa qindra faqe i lexoni në ditë. Ka rëndësi mënyra se si lexoni.
Ju duhet të shpenzoni kohë duke qenë kritik të njohurive që jeni duke i marrë, duke i analizuar se a i përshtaten perspektivës tuaj të tanishme apo ndoshta duhet t’i ndryshoni disa prej supozimeve që i keni. /Telegrafi/