Rusia ka marr fitoren e parë në Grupin B ndaj Finlandës me rezultat 1-0.
Ndeshja filloi me gol, pasi qysh në minutën e 4-të, ku finlandezët shënuan.
Ishte Joel Pohjanpalo që shënoi me kokë, por pas rishikimit në VAR, ajo u anulua për pozitë jashtë loje.
Rusia më pas u aktivizua me rastet e tyre, duke rrezikuar me anë të Magomed Ozdoev (10), por që goditja e tij përfundoi lartë mbi portë.
Pohjanpalo kishte një tjetër rast të mirë në minutën e 21-të, mirëpo goditja e tij u bllokua.
Derisa po shkonin sekondat e fundit të pjesës së parë, Rusia kaloi në epërsi me anët të Aleksey Miranchuk që shënoi në minutën 45+2.
https://twitter.com/br_goal/status/1405164961412886528
Pjesën e dytë sikurse të parën finlandezët e nisën më mirë, duke rrezikuar me Teemu Pukkin, por nuk shënoi.
Rusia rrezikoi me Aleksander Golovin, por as ky nuk ishte i saktë.
Dy minuta më pas Pukki sërish kishte rast, por Sefanov ishte në vend.
Rastet e fundit në ndeshje iu takuan rusëve, që rrezikuan me Rifat Zhemaletinov dhe Daler Kuyzyayev, por rezultati nuk u ndryshua.
Me këtë fitore Rusia hap grupin, duke marr tri pikët e para, aq sa ka Finlanda dhe Belgjika./Telegrafi/