Telegrafi

Rusia kërcënon Facebook, Twitter dhe Gmail

Pasi të jenë regjistruar, shërbimet e famshme globale dhe rrjetet sociale do të duhet t’i ruajnë të dhënat e përdoruesve të tyre rusë në serverët brenda vendit. Është një ligj që, sipas The Moscow Times, thuhet se e hap rrugën për ndalimin e platformave të pakta të mebtura për shprehjen e fjalës së lirë në vend".

Sipas rregullatorit rus të mediave thuhet se "në qoftë se faqet e internetit nuk regjistrohen, atëherë rregullatori ka të drejtë tu dërgojë atyre një njoftim të dytë duke kërkuar që të korrigjojnë shkeljen e tyre, brenda një afati prej 15 ditëve.

"Përndryshe, agjencia ka të drejtë që ta bllokojë qasjen e përdoruesve rus nga shërbimi i internetit".

Ligji gjithashtu kërkon që edhe blogjet me më shumë se 3,000 lexues të përditshëm t’i përmbahen të njëjtave rregulla. (Telegrafi)