Site icon Telegrafi

Rusia e para, Serbia e treta në Evropë sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar

Rusia është e para ndërsa Serbia e treta në Evropë sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar për vitin 2023. Nga 193 shtete në botë, Serbia është në vendin e 40-të.

Iniciativa Globale për Luftimin e Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC) ka prezantuar Indeksin e Krimit të Organizuar Transnacional në Botë.

Lexo po ashtu Narkoshteti i Vuçiqit: Si u shndërrua Serbia në eldorado për tregtarët dhe prodhuesit e drogës?

Siç kanë thënë ata, trendi i rritjes së krimit të organizuar në nivel global ka vazhduar dhe 83 për qind e popullsisë së botës jeton në kushte të shkallës së lartë të krimit.

Në të kundërt, numri i njerëzve që jetojnë në kushte me rezistencë të ulët ndaj krimit të organizuar ka rënë ndjeshëm – në 62 për qind të popullsisë së botës krahasuar me 79.4 për qind në vitin 2021.

Lexo po ashtu New York Times për presidentin serb Vuçiq: Një “shtëpi tmerri” e nëntokës - përdor bandat kriminale për të përhapur frikën

Nga vendet e rajonit, Serbia ndiqet nga Mali i Zi në Indeksin Global të Krimit të Organizuar për vitin 2023, i cili renditet i pesti në Evropë (nga 44 vende) dhe i 54-ti në botë.

Pas tyre vijnë Bosnja-Hercegovina (e 8-ta në Evropë, e 57-ta në botë), Kroacia (e 16-ta në Evropë, e 88-ta në botë), Maqedonia e Veriut (e 18-ta në Evropë, e 93-ta në botë) dhe Sllovenia (e 31-ta në Evropë, e 138-ta në botë). /Telegrafi/

Exit mobile version