Kampionati Botëror do të mbahet në Rusi që nga 14 qershori deri më 15 korrik.
Një muaj futboll dhe magji, me kombëtaret më të forta të globit.
Shorti është hedhur. Tetë grupet e Kupës së Botës janë përcaktuar tashmë, ashtu si datat dhe oraret e ndeshjeve.
Gjithçka do të fillojë 14 qershorin e ardhshëm me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite (ora 17:00) dhe do të mbyllet më 15 korrik, me finalen që do të luhet në orën 17:00.
32 kombëtaret do të luajnë në 11 qytet dhe 12 stadiume.
Football Ëhispers ka publikuar foto dhe kapacitet e 12 stadiumeve ku do të mbahet Kampionati Botëror.
Stadiumi më i madh është ai ‘Luzhniki’ që ka një kapacitet prej 81 mijë tifozëve.
Ndërsa më i vogli është Kaliningrad me një kapacitet prej 35 mijë tifozësh. /Telegrafi/
Luzhniki Stadium (Moskë)
Kapaciteti: 81,000
Saint Petersburg Stadium (Saint Petersburg)
Kapaciteti: 68,134
Fisht Stadium (Sochi)
Kapaciteti: 47,659
Ekaterinburg Arena (Ekaterinburg)
Kapaciteti: 35,696
Kazan Arena (Kazan)
Kapaciteti: 45,379
Nizhny Novgorod Stadium (Nizhny Novgorod)
Kapaciteti: 44,899
Rostov Arena (Rostov-on-Don)
Kapaciteti: 45,000
Samara Arena (Samara)
Kapaciteti: 44,918
Mordovia Arena (Saransk)
Kapaciteti: 45,015
Volgograd Arena (Volgograd)
Kapaciteti: 45,568
Spartak Stadium (Moskë)
Kapaciteti: 45,360
Kaliningrad Stadium (Kaliningrad)
Kapaciteti: 35,212