Të shpërndara në mbi 1800 milje nga eksklava e Kaliningradit në brigjet e detit Baltik në Ekaterinburg e deri te baza e maleve të uralit, 12 stadiumet përreth Rusisë do të presin 64 ndeshje të garës më të madhe të futbollit të kombëtareve, Kampionatit Botëror, FIFA Kupa e Botës – Rusia 2018.
Hapja e Botërorit do të bëhet më 14 qershor, kurse finalja 31 ditë më vonë.
Secili stadium ka arkitekturë më të veçantë se tjetri, kurse vlerat lokale që i përfaqësojnë janë të kombinuara me ato të futbollit botëror.
Rusia ka investuar shumë në këtë Kampionat Botëror dhe Telegrafi sjell 12 stadiumet e Kampionatit Botëror, Rusia 2018.