Telegrafi

Rusi-Perëndim, ekonomia në mes

Në të vërtetë, qeveritë perëndimore kanë një sistem të kufizuar “levash”, por në termat ekonomikë, pushtimi rus ka goditur me të vërtetë fort. Kjo goditje ekonomike i tregon Perëndimit se si mund të ndëshkojë liderët rusë.

Më 8 gusht, tregu i aksioneve në Rusi ra me 6.5 për qind. Tashmë ai ka rënë me 36 për qind në dy muajt e fundit, duke zhdukur 500 miliardë dollarë të kapitalit të aksionerëve, pothuajse e barabartë me rezervat monetare të Rusisë, prej 580 miliardë dollarësh. Gjatë javës së pushtimit, fluksi i kapitalit arriti në 16 miliardë dollarë, duke shkaktuar shtrëngim të kredive të brendshme.

Dy rusë të pasur janë identifikuar mes tregtarëve më të mëdhenj të aksioneve të Gazprom-it. Ata nuk mund të kenë qenë të lumtur me Vladimir Putinin, kryeministrin rus.

Në të vërtetë, mburrja e Putinit për Londrën, si një qendër të re financiare botërore dhe rublën si një monedhë të re ndërkombëtare rezervë, janë kthyer në një shaka të keqe. Këto humbje substanciale kanë gjasa të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Në një deklaratë drejtuar investitorëve, UBS, banka e investimeve, shpjegon se paradigma e vjetër – pra investimet në Rusi, kanë risk të lartë politik.

Forca ekonomike e Rusisë nuk duhet të ekzagjerohet. GDP-ja e saj është rritur nga 200 miliardë dollarë në vitin 1999, në 1.700 miliardë dollarë këtë vit dhe përbën rreth 2.8 për qind të GDP-së botërore. Pavarësisht nga suksesi gjeorgjian, ushtria ruse është pa shumë burime. Shpenzimet ushtarake arrijnë në 48 miliardë dollarë, ose 7 për qind e shpenzimeve amerikane të mbrojtjes.

Me naftën dhe gazin natyror që arrin në 60 për qind të eksporteve, Rusia është e pavarur në vendosjen e taksave të energjisë në botë, që aktualisht po bien. Prodhimi i saj i energjisë ka mbetur në vend, për shkak të rishtetëzimit dhe klimës armiqësore për investitorët. Korrupsioni është problemi më i madh i Rusisë dhe shteti nuk mund të kryejë investimet në infrastrukturë, për shkak të konflikteve të mëdha që ka.

Me një regjim autoritar në krye, reformat ekonomike kanë mbetur në vend dhe pa ato, niveli i rritjes nuk do të mbahet konstant.

Perëndimi përballet me një zgjedhje mes sanksioneve dhe angazhimit ekonomik me Rusinë. Sanksionet tregtare vetëm do të forconin dorën e elitës në ekonomi dhe do ta forconin edhe diktaturën. Do të ishte e gabuar që Rusia të përjashtohej nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, apo të ndalte anëtarësimin në OBT, sepse tregjet e lira dhe standardet vetëm do ta nxirrnin në pah sjelljen e Putinit dhe miqve të tij. Në vend të kësaj, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të vendosin standarde etike dhe ligjore në mënyrë që Rusia ta kishte të vështirë mosbindjen e saj, duke vënë në shënjestër kompani të mëdha shtetërore dhe zyrtarë të lartë e jo qytetarë apo biznesmenë.

Së pari, BE-ja duhet të miratojë një politikë të përbashkët për energjinë, duke vendosur rregullat përkatëse si transparenca, të drejtat e barabarta të investimeve dhe aksesin e vendeve të treta te naftësjellësit. Një BE e bashkuar ka rënë në ujdi për energjinë, ndërsa të gjithë naftësjellësit rusë jashtë ish-Bashkimit Sovjetik shkojnë në Europë.

Së dyti, KE-ja duhet të detyrojë Gazprom-in të heqë dorë nga prodhimi dhe transporti njëkohësisht, për të evituar monopolin. Pse KE-ja ndjek çështjen antitrust ndaj Microsoft dhe jo ndaj Gazprom-it?

Së treti, Perëndimi duhet të hetojë zyrtarët e lartë rusë dhe kompaninë e tyre të tregtisë për pastrimin e parave.

Së katërti, kompanitë e mëdha ruse zakonisht “peshkojnë” politikanë të rëndësishëm në vende të tjera. Gerhard Schröder, ish-kancelari gjerman, është në shënjestrën e Gazprom-it. Rregullat etike perëndimore për kontakte me kompanitë shtetërore ruse duhet të forcohen dhe BE-ja duhet të vendosë rregullat amerikane për zbulimin e të ardhurave të personave nga lobimi. Sjellja jo etike duhet të luftohet me transparencë në rritje. Përfundimisht, nëse agjencitë perëndimore të shërbimit sekret kanë prova të korrupsionit nga ana e Putinit dhe miqve të tij, ato duhet ta publikojnë. Asgjë nuk do ta cënonte atë më shumë në sytë e rusëve, sesa faktet e verifikuara të korrupsionit. Rusia dhe liderët e saj janë të brishtë, por që të jetë efektiv, Perëndimi duhet të bashkohet.