Rusia do të tentojë të vazhdojë ëndrrën në këtë Kampionat Botëror, por e ka përballë kundërshtarin shumë të vështirë, Kroacinë.
T’i harrojmë analizat taktike, Kroacia është favorite në këtë duel.
Por, ajo që përfaqëson kjo përballje është më shumë se sportive, ashtu siç ishte Zvicër – Serbi. Të gjitha betejat taktike dhe secili duel në fushë do të ngërthejë edhe nga pak ndjenja të përziera politike, ku një stadium i stërmbushur do të jetë kundër Kroacisë jo vetëm si kundërshtar i çerekfinales, por shumë më shumë.
Rusia
Rusët do të hyjnë në këtë takim me vetëbesim të plotë pas një fitore që ngriti moralin ndaj Spanjës. Përkundër kritikave për trajnerin Chercheshov dhe takikave të tij defensive, Sbornaya tregoi etikë të mirë të punës dhe grintë për të arritur fazën çerekfinale.
Dhe kështu, ne mund të presim që Rusia të vazhdoje me qasjen defensive edhe ndaj një skuadre të talentuar si Rusia. Ashtu si Danimarka, ata do të qëndrojnë thellëprapa dhe do të tentojnë të thyejnë kundërshtarin me kundërsulme. Siqofotë, Kroacia është skuadër më fizike se sa Spanja dhe do të shihet nëse kjo qasje do të funksionojë.
Chercheshov mund të bëjë disa ndryshime ndaj Spanjës. Mbrojtja me tri qendërmbrojtës mund të kthehet në në një 4-2-3-1. Mbrojtësit e qendrës, Ilya Kutepov dhe Sergei Ignashevich do të mund të ngarohen me detyra për të mbajtur sa më larg golit kroatët.
Formacioni i shndërruar mund të hapë rrugë për Gazinskiyn në formacion. Ai dotë kërkojë të neutralizojë dyshen e mesfushës Rakitic dhe Modric bashkë me partnerin e tij Roman Zobnin.
Në pjesën e tretë, atë të sulmit, Denis Cheryshev do të kthehet për ekipin. Ish sulmuesi i Realit do të jetë në partneritet me super Aleksandr Golovin dhe Samedovin në pozitat kundërsulmuese. Artem Dzyuba i cili ishte i shkëlqyer ndaj Spanjës do të tentojë që të udhëheqë sulmin me potencën fizike në duel me Lovrenin dhe Vidan.
Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Kudryashov, Gazinskiy, Zobnin, Samedov, Golovin, Cheryshev, Dzyuba.
Kroacia
Kroacia pritet që të luajë me formacionin e njëjtë, përpos një ose dy ndryshimeve. Zlatko Dalic deri tash i ka mbetur besnik formacionit bazë, që do të thotë një formacion 4-3-3 do të jetë në menunë e tij për nikoqirët.
Portieri Danjiel Subasic u shpallhero i rrethit të kaluar pasi ndali tri penalti për të siguruar çerekfinalen për vendin e tij. Dhe, tifozët do të shpresojnë që ai të mbajë formë e tij deri në fund të kampionatit.
Mbrojtja e Kroacisë do të përbëhet nga Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic. Edhe pse Strinic është në dyshim për këtë takim, ai pritet që të startojë. Mbrojtja pritet të mbahet e zënë nga kundërsulmi rus, i cili ka lënë përshtypje të mirë deri tash.
Treshja e Luka Modric, Ivan Rakitic dhe Marcelo Brozovic do të mbajnë vendin e tyre në rreshtimin 4-3-3. Brozovic dështoi që të ketë impakt ndaj Danimarkës, etika e tij e punës ja jep një përparësi para Kovacicit.
Kjo mund të jetë ndeshje vitale për Modricin që të kompensojë atë penalti të humbur në fund. Ai do të ketë përgjegjësi për të ofruar kreativitet për Ante Rebic, Mario Mandzukic dhe Ivan Perisic.
Formacioni i mundshëm (4-3-3): Subasic, Vrsaljko, Lovren, Strinic, Rakitic, Brozovic, Modric, Rebic, Mandzukic, Perisic.
Statistikat kyçe
Rusia dhe Kroacia janë takuar tir herë më parë. Të dy ndeshjet në kualifikimet e Euro 2008 dhe dyja përfunduan pa gola. Ndeshja e tretë i takoi në nëntor të vitit 2015 skuadrës së Kroacisë. Ai takim u zhvillua në Rostov dhe tri golat u shënuan nga Mandzukic.
Rusia arriti kualifikimin në çerekfiale të një Botërori për herë të parë që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Ky Bashkim arriti katër herë gjysmëfinale brenda 12 vitesh nga 1958 deri 1970.
Kroacia arriti vetëm një herë çerekfinalen, atëherë kur arriti suksesin më të madh, në vitin 1998.
/Telegrafi/