Nga: Sting (kënga “Russians” nga albumi “The Dream of the Blue Turtles” i vitit 1985)
Muzika e frymëzuar nga: Sergei Prokofiev (suita “Togeri Kizhe” nga filmi me po të njëjtin titull i vitit 1934)
Përktheu: Agron Shala
“… dhe, negociatat me kreun e delegacionit, Mikhail Sergejeviq Gorbaqov, kryeministrja i vlerësoi si shkëmbim konstruktiv, realist, tipik dhe miqësor … por, mesazhi është dhënë …”
Në Evropë e në Amerikë
Po shtohet emocioni i histerisë
Me kushtin e reagimit ndaj të gjitha kërcënimeve
Të fjalimeve retorike të sovjetikëve
Z. Hrushov tha se ne kemi me ju varrosë
Me këtë qëndrim unë nuk pajtoj
Veprim prej budallai ky do të jetë
Nëse edhe rusët i duan fëmijët e vet
Vogëlushin tim si mund ta shpëtoj
Prej lodrës vrastare të shkencëtarit Openhajmer?
Për arsye të shëndoshë monopol nuk ka
Në asnjërën anë të politikës së ndarë
E ndajmë bashkërisht të njëjtën biologji
Pavarësisht prej ideologjisë
Më beso kur të them
Shpresoj se edhe rusët i duan fëmijët e vet
Nuk ka ndodhur në histori
Presidentit t’i ndërrohen fjalët e tij
Nuk ekziston askund një luftë me fitues
Është një rrenë që ma s’duam m’e besu
Z. Regan thotë se ne do t’ju mbrojmë
Me këtë qëndrim unë nuk pajtoj
Më beso kur të them
Shpresoj se edhe rusët i duan fëmijët e vet
__________
P.S.: Ditëve të fundit, Sting për këtë këngë ka thënë: Duke e pasur parasysh vendimin e përgjakshëm e të gabuar të një njeriu të vetëm për ta pushtuar një fqinj paqësor, jokërcënues, kjo këngë edhe një herë është lutje për njerëzimin tonë të përbashkët. Për guximtarët ukrainas që luftojnë kundër kësaj tiranie brutale dhe gjithashtu për shumë rusë që protestojnë kundër kësaj mizorie. Të gjithë ne i duam fëmijët tanë. Ndaleni luftën.