Telegrafi

Rundles i Pejës: E merituam çerekfinalen

Cameron Rundles ka folur pas triumfit në Ligën Ballkanike.

Peja ka shënuar fitore me rezultat 75-70 ndaj Teodos në ndeshjen që u zhvillua në Karagaçi.

Basketbollisti amerikan i skuadrës pejane ka pohuar se ekipi tregoi që e ka merituar çerekfinalen, transmeton Telegrafi.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi në çerek×nale. Ne kemitreguar me lojë se e kemi merituar këtë. Presim ndeshje shumë të vështira ndaj Kozuvit dhe do të japim maksimumin që të shkojmë tutje,” ka thënë Rundles pas ndeshjes shkruan sot faqja zyrtare e BIBL.

Rundles kontribuoi me tetë pikë, katër asistime dhe një kërcim. /Telegrafi/