Karl Hainz Rummenige ka folur për vazhdimin e kontratës me Arjen Robben.
Sipas të parit te Bayenrn Munich, holandezi do të qëndroj te klubi bavarez.
“Arjen dëshiron të qëndrojë, kështu edhe ne. Besoj se kjo është e mundur të ndodhë në janar”.
Për sa i përket gjendjes fizike, Robben është shprehur se ndihet më mirë se kurrë, dhe i ka lënë pas dëmtimet që i kanë kushtuar jo pak bavarezëve.
“Po të ishim 0-0, do të kisha vazhduar. Por dy herët e fundit festat e fundvitit i kam kaluar i dëmtuar. Tani jo dhe është mirë, sepse viti 2017 do të jetë i rëndësishëm”, ka thënë Arjen Robben. /Telegrafi/