Site icon Telegrafi

Rumenigge e godet keq Lewandowskin: Kush do që kritikon klubin ka probleme me mua

Drejtori i Bayern Munichut, Karl – Heinz Rummenigge, ka shpërthyer në mënyrë të paprecedent ndaj sulmuesit, Robert Lewandowski.

Leëandoëski ishte ai që për Der Spiegel doli duke kritikuar politikat transferuese të klubit bavarez.

Dhe, është Rummenigge ai që ka shpërthyer në një intervistë për Bild, duke thënë se Lewandowski po nxitet nga agjenti i tij.

“Është vërtet mëkat, nëse ai e sheh në këtë formë. Besnikëria është në ADN-në e Bayernit dhe është shumë me rëndësi për tifozët tanë”.

“Për një kosh të gjatë ne kemi pasur një filozofi serioze dhe të suksesshme e cila na solli shumë sukses. Unë i qëndroj besnik mendimit të kancelares e cila ka thënë se duhet të ulen shumat transferuese duke u rregulluar dhe reduktuar”.

“Natyrisht se Robert ishte irrituar nga transferimet e PSG-së. Ai është i punësuar nga ne si futbollist dhe fiton shumë para. Më vjen keq për atë që ka thënë”.

“Kush do që publikisht kritikon klubin ose bashkëlojtarët e vet do të ketë telashe me mua personalisht. Ai tashmë ka bërë komente të këqija szonin e kaluar pas ndeshjes ndaj Freiburgut, kur ai pohoi se nuk na ka përkrahur sa duhet”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Bayern Munichut

“Unë nuk mendoj se vullneti i lojtarit e vetëbesimi është kaq i madh. Ai e sheh këtë edhe në kontratën e tij. Ai ka nëshkruar deri në vitin 2021 dhe nuk ka klauzolë”.

“Por, shumë herë agjenti i tji është udhërrëfyes i tij. Edhe këtu ishte rasti kësaj radhe. Intervista ishte organizuar me vetëdije përreth Bayernit për të kritikuar Bayernin dhe agjenti e dëmton Robertin me këtë gjë”, deklaroi Rummenigge.

Përçarjet mes Bayernit dhe Leëandoëskit filluan vitin e kaluar kur ai pohoi se nuk u përkarh mjaft nga klubi për t’u shpallur goalshënuesi më i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version