Trajneri gjerman Christoph Daum është trajneri më i ri i Rumanisë. Komunikatën zyrtare e ka deklaruar vetë Federata Rumune e Futbollit.
Daum zë vendin e Anghel Iordanescu pas paraqitjeve negative që Rumania zhvilloi në Kampionatin Europian “France 2016”.
Daum ka trajnuar edhe ekipe të kampionatit Gjerman, Turk dhe Austriak duke fituar tituj me Stuttgart, Fenerbahce, Besiktas dhe Austrinë e Vienës.
Prej javësh thuhej se Gianni De Biasi mund të ishte trajneri i kombëtares rumune por tashmë “shuhet” çdo dyshim pasi tekniku gjerman 62-vjeçar u zyrtarizua si trajneri më i ri i Runanisë.