Telegrafi

Ruggeri flet rreth rivalitetit: Kur u transferova nga Boca në River, më dogjën shtëpinë së bashku me prindërit

Oscar Ruggeri, një ish-lojtar argjentinas, e di se çfarë është një ndeshje mes River Plates dhe Boca Juniors.

Futbollisti që dikur luajti për Real Madridin ka folur për emisionin spanjoll “El Transistor” të Onda Cero, ku ka analizuar lojën që do të luhet në Santiago Bernabeu.

“Kam luajtur për Riverin dhe Bocan. Kam kaluar shumë kohë në të dyja skuadrat, kur shkova nga Boca në River më dogjën shtëpinë me prindërit e mi”.

Kur e dogjën shtëpinë time, shkova ta takoja kreun e Barra Brava de Bocas, shkova atje sepse ai kontrollonte gjithçka dhe i thashë se ishte gjëja e fundit që e kam pritur se do të më ndodhte.

“Barra Brava më pyeti nëse kam marrë ndonjë kërcënim me vdekje dhe më kërkoi që ta mbrojë familjen time”.

“Riveri ndoshta luan më mirë, por Boca është më efektiv, kjo ju bën më të rrezikshëm që nga fillim i ndeshjes”, shtoi ai.

Lexo po ashtu River Plate refuzon të luajë Superclasico në Bernabeu

Theksojmë se shkaku i sulmit të autobusit që i transportonte lojtarët e Boca Juniors, FIFA ka vendosur që ndeshja e kthimit mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në stadiumin e Realit më 9 dhjetor.

Kujtojmë se ndeshja e parë e finales së zhvilluar mes këtyre dyja ekipeve ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. /Telegrafi/