Telegrafi

Rudy shënon supergol, Gjermania në epërsi ndaj Irlandës së Veriut (Video)

Kombëtarja e Gjermanisë ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim ndaj Përfaqësueses së Irlandës së Veriut.

Është mesfushori Sebastian Rudy, i cili ka kaluar gjermanët në epërsi me një supergol të shënuar.

Goli i Rudyt erdhi nga një distancë rreth 30 metra, duke e befasuar portierin vendas.

Ky gol i mesfushori gjerman erdhi në minutën e dytë të takimit.

Joshua Kimmich ishte asistues tek ky gol. /Telegrafi/