Telegrafi

Rubrikë e re në Telegrafi.com: Parashikuesi i motit – vetëm një klik larg jush

Thonë se “dita mirë shihet në mëngjes”, por jo gjithmonë ndodh kështu. Prandaj, për shkak të parashikimeve të gabuara të motit, shpeshherë kanë dështuar edhe planet e juaja. Zgjidhjen e këtij problemi tashti e keni të lehtë, me rubrikën e re e të veçantë të Telegrafit: Moti.

Pos dizajnit atraktiv, kjo rubrikë përmban informacione për motin jo vetëm për Kosovë, por në të gjithë botën. Ju do të keni mundësi që t’i rregulloni preferencat e juaja, varësisht nga qyteti ku jetoni apo qyteti ku mendoni të udhëtoni. Pos datës momentale, ju do ta keni mundësinë që ta keni parashikimin e motit për tërë javën.

Për këtë dhe më shumë të tjera, binduni vetë duke e shikuar parashikimin e motit KËTU (qasjen të drejtpërdrejtë e gjeni edhe në ballinën e Telegrafi.com).

Mbështetës i kësaj rubrike që do t’jua lehtësojë jetën është brendi i njohur për modelet unike dhe kualitetin e këpucëve, Gentli Shoes.