Rubens Barrichello është shtruar me urgjencë në një spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ish-piloti brazilian i Formula 1 ka një problem në venat e gjakut që i shkaktonte dhimbje të kokes.
Braziliani 45-vjeçar ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa iu drejtohet fansave.
Ai është ende i shtruar në spital, ku është në pritje të rezultateve të mëtejshme rreth shëndetit.
“Të shtunën u ngrita në mëngjes, doja të bëja një dush, por pata një dhimbje të fortë koke. Bashkëshortja ime ishte aty, për fat të mirë, e cila thirri menjëherë mjekët, të cilët më transportuan në spital”.
“Duhet të bëj ende disa analiza, por deri tani duket se kam pasur një problem në vena. Falënderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë dhe për dashamirësinë tuaj. Shpresoj të rikthehem shpejt në pistë”, thotë Barrichello.
Ndryshe, ish-ngasësi ka fituar shtatë gara ndërsa në 68 raste ka qenë në podiume të triumfuesve. /Telegrafi/