Site icon Telegrafi

Ruben Amorim zbulon arsyen pse nuk i ftoi Rashford dhe Garnacho për derbin ndaj Man Cityt

Ruben Amorim ka shpjeguar arsyen pse ai i la jashtë derbit ndaj Manchester Cityt dyshen Marcus Rashford dhe Alejandro Garnacho.

Man United do ta vazhdojë kampanjën e tyre në Ligën Premier pas fitores së tyre në mesjavë ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës.

‘Djajtë e Kuq’ do të futen në këtë duel në pozitën e 13-të në tabelë, pasi kanë fituar vetëm 19 pikë deri më tani këtë sezon.

Ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim ka humbur dy takimet e fundit në kampionat, pasi pësuan disfata ndaj Arsenalit dhe Nottingham Forest.

Lexo po ashtu Formacionet zyrtare, Man City - Man United: Guardiola synon këndelljen, Amorim me dy mungesa të mëdha

Para fillimit të takimit me Man Cityn pas publikimit të formacioneve zyrtare u bë e ditur se Rashford dhe Garnacho nuk janë as në bankën rezervë.

Tashmë tekniku portugez e ka arsyetuar veten e tij duke dhënë një arsye pse e mori këtë vendim për të lënë dy yjet jashtë kësaj ndeshje të rëndësishme.

“Unë i kushtoj vëmendje të gjithave, çfarë hani, mënyrën se si vishni fanellat para ndeshjes. Gjithçka. Unë bëj vlerësimin tim dhe pastaj marr vendimin”.

“Ka një komunikim pas seancës së fundit stërvitore. Ata janë mirë. Ata u stërvitën këtë mëngjes dhe unë isha aty, ata u stërviten me të vërtetë mirë”, ka thënë Amorim./Telegrafi/

Exit mobile version