Ruben Amorim ka folur për mediat përpara ndeshjes së Sporting me Estrela Amadora të premten.
Amorim do t’i bashkohet Manchester United gjatë pushimit ndërkombëtar të nëntorit dhe i janë bërë më shumë pyetje rreth lëvizjes së afërt.
Në konferencën e sotme për shtyp ai është pyetur për qëndrimet e tij për Ligën Premier.
Ai u përgjigj duke buzëqeshur: “Çfarë më pëlqen në Ligën Premier? Gjithçka”.
Marrëveshja mes të gjitha palëve thuhet se është arritur dhe mungon vetëm prezantimi formal.
Manchester United do t’i paguajë Sporting Lisbonës 10 milionë euro për ta liruar Amorimin nga kontrata. /Telegrafi/