Ruben Amorim raportohet se e ka në plan ta bëjë yllin e harruar të Manchester United njërin prej lojtarëve të tij kryesor.
Amorim mori frenat e Unitedit të hënën teksa arriti në Carrington pasi zëvendësoi Erik Ten Hagun dhe nënshkroi një kontratë deri në vitin 2027.
Në ditën e tij të parë, u konfirmua se Ruud Van Nistelrooy ka lënë stafin e trajnerëve pas një serie pa humbje si trajner i përkohshëm.
Ky ishte vendimi i parë i madh që u mor nga Amorim, por The Sun ka raportuar tani për një tjetër befasi që 39-vjeçari po synon të bëjë.
Një raportim i ri pretendon se Amorim ka plane të mëdha për Mason Mount, i cili nuk ka arritur të shkëlqejë për ‘Djajtë e Kuq’ që prej se u transferua nga Chelsea për 55 milionë euro.
AMORIM X MOUNT ❤️ pic.twitter.com/Etjp1C2fvX
— UtdDistrict (@UtdDistrict) November 12, 2024
Pasi mori fanellën me numër ‘7’ me t’u larguar Cristiano Ronaldo, Mount u shoqërua me disa lëndime të njëpasnjëshme që ia pamundësuan të luante shumë.
Ai është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në sezonin aktual duke hasur në vështirësi për të gjetur formën, teksa ai ka kohë që ka humbur edhe ftesën nga kombëtarja e Anglisë.
Por duket se ai mund të shndërrohet në një lojtar tjetër nën urdhrat e Amorim, i cili pëlqen aftësinë e tij për të luajtur në pozita të ndryshme dhe mendon se mund të përshtatet mirë në sistemin e tij.
Pasi sapo u rikthye nga lëndimi, Mount do të jetë njëri prej lojtarëve të parë që do të punojë me Amorim në seancat stërvitore pasi gjysma e tyre janë të ngarkuar me kombëtare./Telegrafi/