Site icon Telegrafi

Ruani buzëqeshjen me ushqime të shëndetshmes

Kujdesuni që ushqimi juaj ditor të përmbajë:

– bukë, grurë ose drithëra të tjera;
– pemë;
– perime;
– mish, peshq, mish shpendësh ose proteina të ndryshme;
– qumësht, jogurt dhe djathë.

Një dietë mirë e balancuar përfshin ushqime të ndryshme të cilat i japin organizmit të gjitha përbërësit që i nevojiten.


Pastrimi i rregullt më i rëndësishmi

Por, përveç ushqimit të pasur, për të ruajtur dhëmbët tuaj duhet t’i pastroni ato së paku dy herë në ditë dhe atë me pastë të pasur me fluor.

Zgjidhni pasta kualitative të dhëmbëve. Pastroni dhëmbët mes tyre mirë edhe me penj për dhëmbë ose me ndonjë pajisje tjetër që depërton mes dhëmbëve, së paku një herë në ditë, për të parandaluar krijimin e shtresave gurore në dhëmbë.

Dhe mos harroni të bëni vizita të rregullta tek dentisti për të kontrolluar dhe pastruar dhëmbët, me qëllim që të keni një buzëqeshje e cila do të zgjasë përgjithmonë.

Exit mobile version