Shumica e femrave kur bien në dashuri kanë tendenca ta kënaqin më shumë partnerin sesa veten.
Kjo gjë është e gabuar, prandaj Telegrafi më poshtë ju sjell disa gjëra që asnjëherë nuk duhet t’i bëni për partnerin.
Mos e ndryshoni pamjen fizike vetëm për shkak të tjerëve
Ndryshimi i pamjes fizike nuk ka efekt nëse e bëni shkaku i partnerit, shoqërisë apo familjes. Ndryshimi i stilit të flokëve apo i ngjyrës së tyre, bërja e një tatuazhi, etj., duhet të jenë dëshirë e lindur nga ju dhe jo e imponuar.
Nuk keni ëndrra dhe synime
Askush nuk duhet t’jua mbajë synimet e ulëta sepse ju e drejtoni jetën dhe askush nuk do të pendohet për gjërat që nuk i ke arritur.
Ta zëmë se e refuzoni një ofertë biznesi ose një ide për shkak të një dashurie të re dhe në fund ka shumë shanse që do të mbeteni pa partnerin dhe pa punën e re.
Nëse nuk keni mbështetje nga partneri, duhet ta pyetni veten se a është ai personi i duhur për ju.
Prisni gjithmonë aprovimin nga tjerët
Femrat e forta veprojnë sipas rregullave të tyre dhe nuk kanë nevojë për aprovimin e askujt.
I anulon planet e mëhershme
Ndonjëherë e vëni partnerin gjithmonë të parin dhe kjo gjë ju vë në pozitë t’i ndryshoni planet, dëshirat dhe nevojat.
Mos ndryshoni për të
Gjithmonë qëndroni ajo që jeni. Nëse dëshironi të bëni ndryshime, bëjeni këtë për shkak se dëshironi vet dhe mos ndryshoni për askënd! /Telegrafi/