Telegrafi

Rrugët në fshatin Broboniq të Mitrovicës janë në proces të asfaltimit

Një rrugë në Boboniq të Mitrovicës

Rrugët e fshatit Broboniq të Komunës së Mitrovicës janë në proces të asfaltimit.

Kështu ka njoftuar drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Mitrovicë, Granit Tmava, shkruan Telegrafi.

“Në Broboniq të Mitrovicë është në proces asafltimi i rrugëve të fshtatit. Bashkë ne po e ndryshojmë pamjen e Mitrovicës dhe po përmirësojmë cilësinë e jetës për çdo banor”, ka shkruar Tmava.

Ai është shprehur se “dinamika e punëve” në qendrën e qytetit të Mitrovicës  ka bërë që të harrojnë se sa e rëndësishme është infrastruktura për jetën e të gjithë qytetarëve si në zonat urbane ashtu dhe ato rurale. /Telegrafi/