Site icon Telegrafi

Rrugët e Vushtrrisë po shtrohen me kalldrëm, “rikthehet” trashëgimia kulturore e qytetit

Pamje nga shtrimi i rrugëve me kalldrëm në Vushtrri

Janë duke u zhvilluar punimet për shtrimin e rrugëve me kalldrëm në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është duke u bërë dhe ndërrimi i gypit të kanalizimit dhe largimi i kabllove të shtyllave elektrike, shkruan Telegrafi.

“Kafja e mëngjesit me përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në rrugën “Pandeli Sotiri”, ku tashmë po punohet për shtrimin e rrugës me kalldrëm, ndërrimin e gypit të kanalizimit dhe largimin e kabllove e shtyllave elektrike”, ka thënë Idrizi.

Sipas tij, kjo pjesë e qytetit do të transformohet.

Pamje nga shtrimi i rrugëve me kalldrëm në Vushtrri

“Përveç kësaj rruge, po punohet edhe nërrugët “Shemë Nallbani” dhe “Hoxhë Kadri Prishtina”, e që kjo pjesë e qytetit do të transformohet duke e rikthyer edhe trashëgiminë kulturore të qytetit!”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version