Poezi nga: Antonio Machado
Përktheu: Maksim Rakipaj
Udhëtar, gjurmët e tua
janë rruga, jo tjetër gjë;
Udhëtar, nuk je mbi rrugë,
rrugën duke shkuar, ti e bën
Bëhet rruga, ndërsa ti shkon
dhe kur vështron pas
një shteg do të shohësh
ku më s’ke për të shkelur.
Udhëtar, asnjë rrugë s’ke,
një vazhdë vetëm, si në det.