Site icon Telegrafi

“Rruga Kllokot-Viti e mbushur me gropa” – qytetari ngre shqetësimin për dëmtimet infrastrukturore

Dëmtimet në rrugë vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për qytetarët, duke penguar lëvizjen e lirë dhe duke rritur rrezikun e aksidenteve.

Një qytetar ka shprehur pakënaqësinë e tij për gjendjen e infrastrukturës në rrugën Kllokot-Viti, duke vënë në pah dëmtimet e shumta në këtë segment rrugor.

“Rruga Kllokot-Viti, në një gjatësi prej disa kilometrash, është e mbushur me gropa të shumta,” ka shkruar ai, duke ndarë gjithashtu pamje që tregojnë gjendjen aktuale të rrugës.

Ndërkohë, platforma ndreqe.com vazhdon të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë problemet infrastrukturore dhe të shprehin shqetësimet e tyre për mjedisin që i rrethon. /Telegrafi/

Exit mobile version