Në 2.6 kilometra katrorë të sipërfaqes Sri-Lanka do të mund të ketë qytet plot rrokaqiejsh të lartë, plazhe të bukura, spitale, kafe-bare, klube nate, vetura të shtrenjta…
Nëse në Google shtypni Port City Colombo nuk do të mbeteni të ngazëllyer, transmeton Telegrafi.
Fotografitë e tokës së gjerë plot rërë të cilën e përpin oqeani, nuk do të të lërë pa frymë, mirëpo për disa vjet pikërisht atë lokacion do të mund ta shihni si destinacion të mundshëm për muajin e mjaltit.
Nëse ky tregim ju tingëllon i panjohur, nuk jeni të vetmit… po planifikojnë të ndërtojnë Dubain e ri.
“Ky është tërësisht qytet i ri i cili tani pothuajse do ta shtojë dyfish madhësinë e kryeqytetit Colombo”, thotë Janaka Wijesundara, ish-drejtues i Byrosë së Zhvillimit Urbanistik të Sri-Lankës.
Kjo do të ndryshojë në mënyrë drastike gjithë shtetin. Pritet që në qytet do të jetojnë rreth 80.000 njerëz, mirëpo edhe 250 mijë do të vinin në punë çdo ditë.
Investitorë janë kinezët, prandaj ky është investimi më i madh i jashtëm në historinë e Sri-Lankës – projekti ka vlerën e 1,4 miliardë dollarësh nga ndërmarrja e inxhinierisë kineze China Communications Construction Company (CCCC), e cila është në pronësi shtetërore.
/Telegrafi/