Prishtina ka arritur në finale të Digitalb Kupës së Kosovës për herë të tretë në pesë vitet e fundit.
Prishtina nuk e kishte rrugën aq të vështirë drejt finales, pasi nga pesë takime, katër i zhvilloi në fushën e saj dhe do të ishte sensacion i vërtetë ndonjë gabim eventual.
Me këtë kalim në finale, duke se Prishtina dhe kundërshtari i saj Ballkani janë me një këmbë në Evropë, pasi të dyja janë edhe në luftë për titull.
Prishtina këtë edicion e nisi me Minatorin e Magurës kur fitoi 4-0, me golat e Korenicës 37’, Mankenda-s 48’, Shillovës 52 dhe Ukës 59.
Raundi pasues doli të jetë më i vështirë dhe skuadra fitoi minimalisht në “Fadil Vokrri”, ndaj Arbërisë së Dobrajës, e cila ka siguruar Superligën, me rezultat 1-0 (Korenica 27 p.).
Në dy ndeshjet e para Prishtina edhe pse ishte mysafire i zhvilloi në fushën e vetë, me pajtim të kundërshtarëve.
Shorti në çerekfinale, Prishtinës ia caktroi Vushtrrinë, që e mposhti bindhshëm me rezultat 4-1 me golat e shënuar nga Krasniqi 2’, John 26’, 79’ dhe Ahmeti 73.
Ndërsa në dy ndeshjet gjysmëfinale, Prishtina mposhti me rezultat të përgjithshëm Drenicën me 6-2 (3-0/3-2).
Për Prishtinën në këto pesë ndeshje u paraqitën plot 26 futbollistë dhe është drejtuar nga trajneri i ri Armend Dallku.
Finalja e Kupës së Kosvës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me 29 korrik. /Telegrafi/