Telegrafi

Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë do të mbyllet në orët e mbrëmjes për qarkullim të veturave

Nga e premtja, më 05.07.2024 deri më datën 31.08.2024, rruga “Dardania” në Fushë Kosovë do të mbyllet për lëvizjen e veturave. Mbylla e rrugës do të bëhet për periudhën kohore nga ora 20:00 deri 24:00, shkruan Telegrafi.

Kjo rrugë që është mjaftë e frekuentuar, fillon nga shkolla “Mihal Grameno” e deri te rruga “Pajazit Islami”.

Rruga do të qëndrojë e mbyllur për këtë interval kohorë deri më datën 31.08.2024. /Telegrafi/