Telegrafi

Rruga “Ali Zeneli” në Mitrovicë mbyllet për 6 ditë, zhvillohen punime infrastrukturore

Rruga "Ali Zeneli" në Mitrovicë

Rruga “Ali Zeneli” në Mitrovicë do të jetë e mbyllur për komunikacion sepse do të zhvillohen punimet infrastrukturore.

Kështu ka njoftuar Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Mitrovicë, shkruan Telegrafi.

Këto punime do të fillojnë nga sot deri më 26 qershor dhe gjatë kësaj kohe, kjo rrugë do të jetë e mbyllur.

“Andaj lusim të gjithë qytetarët në mirëkuptim”, thuhet në njoftim./Telegrafi/